Përzgjedhja e kondicionerit të përshtatshëm nuk është e lehtë: Ja disa këshilla që do t’ju ndihmojnë që të merrni vendimin e duhur, duke marrë parasysh sipërfaqen e ambienteve tuaja si dhe karakteristika të tjera të rëndësishme.
Blerja e kondicionerit mund të jetë një sfidë e vërtetë. Gjatë përzgjedhjes, është e rëndësishme që të shqyrtohen faktorët e ndryshëm, siç është madhësia e ambientit, ekspozimi ndaj diellit, numri i dritareve dhe mundësia e instalimit të njësive të brendshme në ballkon. Gjithashtu nëse jetoni në banesë, duhet të merrni parasysh kufizimet e lidhura me instalimin e pajisjes.
Gjëja e parë që duhet të shqyrtoni është sipërfaqja e ambienteve që duhet të kondicionohen. Nuk punojë të gjithë kondicionerët njësoj dhe nuk janë të përshtatshëm për çdo ambient. Qëllimi është që të zgjidhni një kondicioner i cili do t’ju ofrojë rehati maksimal duke kursyer energji njëkohësisht dhe duke ulur shpenzimet e energjisë elektrike.
Në mënyrë që të zgjidhni më lehtë kondicionerin e duhur për shtëpinë tuaj, është e rëndësishme të kuptoni termin kryesor – njësia termale britanike ose BTU (British Thermal Unit). Kjo njësi matëse ndihmon në përcaktimin e fuqisë së kondicionerit dhe të aftësisë së tij për ftohje. Për shembull, për ambiente më të vogla midis 10 dhe 15 metra katrorë, 7000 BTU/h mjafton për arritjen e temperaturës optimale. Por për ambiente më të mëdha, siç janë ato me 40 dhe 50 metra katrorë, duhen më shumë BTU/h (15.000 dhe më shumë) në mënyrë që të sigurohet klimatizimi efikas.
Gjatë përzgjedhjes së kondicionerit, është e rëndësishme të kuptoni dallimin midis sistemeve MONOsplit dhe MULTIsplit në mënyrë që të gjeni opsionin më të mirë për nevojat tuaja. Kondicionerët MONOsplit mund të kenë një njësi të brendshme e cila është e lidhur me njësinë e jashtme përkatëse. Nga ana tjetër, kondicionerët MULTIsplit vijnë me disa njësi të brendshme që lidhen dhe ndajnë punën e njësisë së jashtme. Në varësi nga numri i njësive të brendshme, ka variante të ndryshme, siç janë dual split, trial split, quad split dhe konfigurime të ngjashme.
Por, pse duhet të merrni parasysh njërin nga këto sisteme? Vendimi për marrjen e kondicionerit MULTIsplit mund të bazohet në kursimet fillestare, duke qenë se shpenzimet e instalimit janë më të ulëta, si për materialet ashtu edhe për hakun e punës. Instalimi i një njësie të jashtme zakonisht dallon nga instalimi i disa njësive individuale. Gjithashtu duhet të merrni parasysh edhe aspektin estetik, duke qenë se një njësi e jashtme është më pak “e dukshme” në krahasim me disa njësi të instaluara njëra pranë tjetrës.
Për sa i përket kursimeve të energjisë, sistemet MULTIsplit harxhojnë më pak energji elektrike në krahasim me MONOsplit (me numër të njëjtë të njësive të brendshme), duke rezultuar kështu me fatura më të ulëta të energjisë elektrike. Natyrisht, është e rëndësishme të ndiqen udhëzime të sakta dhe të dimesionohet sistemi sipas nevojave reale.


Kur bëhet fjalë për përzgjedhjen midis kondicionerit MONOsplit dhe MULTIsplit, është e rëndësishme të kuptoni se si ndikon secili sistem në rehatinë dhe sigurinë tuaj. Sistemet MONOsplit ofrojnë një përparësi të qartë nga pikëpamja e besueshmërisë. Në fakt, në rast të defektit të njësisë së jashtme ose në rast nevoje për mirëmbajtje të rregullt, kjo nuk do të ndikojë në funksionimin e të gjitha njësive të brendshme split të lidhura me të. Kjo do të thotë se ambientet tuaja do të vazhdojnë të klimatizohen madhe edhe në rast të problemit me një pjesë të sistemit.

Nga ana tjetër, kondicionerët MULTIsplit janë të prirë ndaj riskut të prishjes së njësisë së jashtme dhe kur bëhet mirëmbajtja e rregullt, pamundësohet puna e të gjitha njësive të brendshme të lidhura me atë njësi të jashtme. Kjo mund të rezultojë me ndalim të papritur të klimatizimit të ambientit dhe mund të shkaktojë situata të pakëndshme.
Prandaj, nëse keni mjaft hapësirë të jashtme për instalimin e disa njësive të jashtme, teknologjia MONOsplit mund të jetë zgjedhja e duhur për shtëpi dhe kompani më të vogla. Siguron besueshmëri dhe kondicionim të vazhdueshëm të ambientit tuaj pa risk nga ndërprerjet e papritura.
Kur shqyrtoni sistemin MULTIsplit të kondicionerit, është e rëndësishme të kuptoni përparësitë që ai mund të ofrojë për shkak të mundësisë së lidhjes së disa njësive të brendshme në një njësi të jashtme. Megjithatë, përzgjedhja e sistemit të saktë dhe dimensionimi i tij për nevojat tuaja janë faktorë kryesorë për arritjen e rezultateve më të mira.
Një nga avantazhet kryesore të sistemit MULTIsplit është mundësia e kondicionimit të ambienteve të ndryshme në të njëjtën kohë, secila me nevoja të ndryshme për ftohje. Megjithatë, është e rëndësishme të dihet se cili është sistemi i duhur për madhësinë e ambienteve që doni të klimatizoni. Njësitë e brendshme punojnë njëkohësisht me kapacitete të ndryshme, prandaj është e rëndësishme të siguroheni që sistemi të dimensionohet në mënyrën e duhur me qëllim që të arrihet efektshmëria optimale.
Ju rekomandojmë që t’u drejtoheni ekspertëve të industrisë për përzgjedhjen dhe instalimin e kondicionerëve, idealisht kompanive me përvojë. Ata do t’ju ndihmojnë që të gjeni sistemin e duhur dhe do të sigurojnë instalim profesional, në mënyrë që të shijoni klimën më të mirë të mundshme në shtëpinë dhe ambientin tuaj.
Për më shumë se 30 vjet, kompani Clivet kujdeset për rehatinë dhe mirëqenien tuaj, si dhe për mbrojtjen e mjedisit. Kondicionerët Clivet ofrojnë zgjidhje të cilat e bëjnë shtëpinë dhe ambientin tuaj më të rehatshëm dhe më të efeksthëm.
Ne ofrojmë kondicionerët MONOsplit dhe MULTIsplit të performancave të larta, të klasës energjetike nga A+ deri në A+++. Falë teknologjisë inovative të inverterit dhe kontrolleve inteligjente elektronike, pajisjet Clivet përdorin energjinë vetëm kur është e nevojshme, duke kursyer kështu energji dhe duke ulur shpenzimet.
Dhe akoma më e rëndësishme, të gjithë kondicionerët Clivet janë ekologjikisht të pranueshme. Përdorin gaz ftohës R-32 me indeks të ulët GWP, që do të thotë se ulin emetimet e gazrave të dëmshme CO2 në krahasim me kondicionerët e tjerë që përdorin gazra të ndryshme ftohëse.
Me kondicionerët e tilla jo vetëm se do të shijoni temperaturën e këndshme në shtëpinë dhe ambientin tuaj, por do të kontribuoni në mbrojtjen e mjedisit.



Ftohje A++ / Ngrohje A+
Fuqia: 2,7 – 7 kW
Funksion "Më ndiq"
Funksioni i vetëpastrimit
Menaxhim opsional me Wi-Fi
















Ftohje A++ / Ngrohje A+
Fuqia: 2,7 – 7 kW
Dizajn i pastër, elegant dhe rrumbullakët
Fluksi i ajrit në disa drejtime
Funksioni i vetëpastrimit
WiFi / Menaxhim i zgjuar me aplikacion apo kontroll me zë me anë të sistemit Amazon Alexa dhe Google Assistant






















Ftohje A+++ / Ngrohje A++
Fuqia: 2,7 – 3,5 kW
Shpërndarja e gjerë e ajrit falë rotacionit të motorizuar të flatrave për 180°
"Funksioni Kaskadë" për ftohje të shpejtë të ambientit
Funksioni "Breeze away" i cili mundëson që fluksi i ajrit, qoftë për ngrohje apo ftohje, të drejtohet siç ju konvenon juve.
Filtri i pastrimit: Aktiv kundër aromave, pluhurit, polenit, sporave dhe baktereve
WiFi / Menaxhim i zgjuar me aplikacion apo kontroll me zë me anë të sistemit Amazon Alexa dhe Google Assistant





















Ftohje A+++ / Ngrohje A+++
Fuqia: 2,7 – 3,5 kW
Niveli shumë i lartë i efikasitetit energjetik
Diapazon i gjerë i punës gjatë temperaturave të jashtme nga -30 deri në +50 °C
Menaxhimi i nivelit të lagështisë
Rehati në çdo situatë falë sensorit inteligjent “Eye”
WiFi / Menaxhim i zgjuar me aplikacion apo kontroll me zë me anë të sistemit Amazon Alexa dhe Google Assistant



























