Falë sistemeve fotovoltaike, tani mund të prodhoni energji të pastër elektrike duke përdorur energjinë e dritës së diellit. Këto sisteme janë zgjidhje ideale për përmbushjen e nevojave tuaja për energji elektrike në mënyrë të qëndrueshme, ndryshe nga panelet diellore që përdorin nxehtësinë e diellit për ngrohjen e ujit për shtëpinë.
Si kthehet energjia e diellit në energji elektrike e cila ushqen pajisjet siç janë pompa termike, kondicionerë dhe televizorë? Kjo mundësohet falë qelizave fotovoltaike të prodhuara nga siliciumi i pastër 99%, të cilat përbëjnë panelet fotovoltaike, dhe me ndihmën e një pajisjeje që quhet inverter. Panelet gjenerojnë rryme elektrike direkte, ndërsa inverteri e shndërron atë në rrymë të alternuar e cila mund të përdoret menjeherë në shtëpi.
Avantazhet e çative fotovoltaike tejkalojnë mangësitë. Ja disa arsye pse duhet të mendoni për instalimin e sistemit fotovoltaik:
Vlen të përmendet se sistemi fotovoltaik prodhon energji vetëm kur shkëlqen dielli, ndaj gjatë natës dhe ditëve me reshje duhet të përdoret rrjeti elektrik. Megjithatë, sistemi i ruajtjes së energjisë si Cliver Sinergy mund të kompensojë këtë pabarazi, duke ju mundësuar përdorimin e energjisë së ruajtur sa herë që keni nevojë, madje kur s’ka diell.
Nëse mendoni për instalimin e sistemit fotovoltaik, është e rëndësishme të merrni parasysh dhe kërkesat e çatisë suaj në mënyrë që të arrini efektshmërinë maksimale të sistemit. Më poshtë janë kërkesat kryesore për efektshmërinë maksimale:

Në mënyrë që të shfrytëzoni maksimalisht energjinë e prodhuar elektrike dhe të mundësoni ushqyerje të pavarur të pajisjeve siç janë pompa termike apo bojlerë gjatë mbrëmjes dhe natës, më mirë të kombinoni sistemin fotovoltaik me sistemin e ruajtjes së energjisë.
Sinergy është sistem i ri modular i cili instalohet thjeshtë, i zhvilluar nga kompania Clivet për të mbështetur arritjen e pavarësisë energjetike të shtëpive. Është i përsosur për objekte të reja dhe të rinovuara, sistemi është në dispozicion në katër kapacitete, nga 5 kWh (për ambiente të vogla të banimit) deri në 20 kWh (për objekte më të mëdha dhe të mesme). Produktet udhëheqëse Sinergy të kompanisë Clivet gjithashtu përfshijnë një teknologji të veçantë të prodhimit të baterive litium hekurfosfat, që garantojnë kohëzgjatjen prej 10.000 cikle të zbrazjes dhe karikimit.



Ftohje A++ / Ngrohje A+
Fuqia: 2,7 – 7 kW
Funksion "Më ndiq"
Funksioni i vetëpastrimit
Menaxhim opsional me Wi-Fi
















Ftohje A++ / Ngrohje A+
Fuqia: 2,7 – 7 kW
Dizajn i pastër, elegant dhe rrumbullakët
Fluksi i ajrit në disa drejtime
Funksioni i vetëpastrimit
WiFi / Menaxhim i zgjuar me aplikacion apo kontroll me zë me anë të sistemit Amazon Alexa dhe Google Assistant






















Ftohje A+++ / Ngrohje A++
Fuqia: 2,7 – 3,5 kW
Shpërndarja e gjerë e ajrit falë rotacionit të motorizuar të flatrave për 180°
"Funksioni Kaskadë" për ftohje të shpejtë të ambientit
Funksioni "Breeze away" i cili mundëson që fluksi i ajrit, qoftë për ngrohje apo ftohje, të drejtohet siç ju konvenon juve.
Filtri i pastrimit: Aktiv kundër aromave, pluhurit, polenit, sporave dhe baktereve
WiFi / Menaxhim i zgjuar me aplikacion apo kontroll me zë me anë të sistemit Amazon Alexa dhe Google Assistant





















Ftohje A+++ / Ngrohje A+++
Fuqia: 2,7 – 3,5 kW
Niveli shumë i lartë i efikasitetit energjetik
Diapazon i gjerë i punës gjatë temperaturave të jashtme nga -30 deri në +50 °C
Menaxhimi i nivelit të lagështisë
Rehati në çdo situatë falë sensorit inteligjent “Eye”
WiFi / Menaxhim i zgjuar me aplikacion apo kontroll me zë me anë të sistemit Amazon Alexa dhe Google Assistant



























