Ndryshe nga mendimi i shumicës, ajri i brendshëm mund të jetë më i ndotur se ajri i jashtëm. Këtë e ka konfirmuar studimi nga ana e Royal College of Pediatrics and Child Health dhe Royal College of Physicians, që ka treguar se ajri i brendshëm mund të jetë nga 5 deri 13 herë më i ndotur se ajri i jashtëm.
A ka lidhje midis ajrit që marrim në shtëpi dhe në punë dhe ajrit që marrim kur lëvizim në ambient të jashtëm? Sipas hulumtimit të fundit të zbatuar nga ana e Institutit të Fizikës Atmosferike Chinese Academy of Sciences, duket se ka. Për një muaj të tërë kanë monitoruar përqendrimin e grimcave PM2,5 në ajër brenda pajisjes dhe në afërsi të drejtpërdrejtë, në të hapur. Gjatë analizës dritaret janë hapur dhe mbyllur disa herë në mënyrë që të kuptohet më mirë mekanizmi i shkëmbimit midis ajrit të brendshëm dhe atij të jashtëm. Si ishte rezultati? Shumica e grimcave të aerosolit të gjetura në ambientet e brendshme vinin nga jashtë.
Prandaj, ky hulumtim e theu mitin që hapja e herëpashershme të dritareve mund të jetë e dobishme, pavarësisht nga lloji i ambientit dhe kushtet kohore të jashtme. Nëse cilësia e ajrit është e ulët, kjo vetëm rrit ekspozimin e njerëzve ndaj grimcave PM2,5 dhe lëndëve të tjera të rrezikshme, të cilat njihen për përqendrime shumë më të larta në ambient të hapur.

Sikurse pamë tashmë, ventilimi i kontrolluar mekanik është një qasje sistematike që siguron pastrimin e ajrit në ambiente të mbyllura dhe njëkohësisht kthen energjinë termike të përmbajtur në të. Kjo zgjidhje ka përparësi të shumta dhe nuk mund të krahasohet me ventilimin natyral që arrihet duke hapur dritaret.
Nga ana tjetër, ventilimi natyral nuk mundëson filtrimin e ajrit hyrës, që mund të rezultojë me ndjesi të pakëndshme për shkak të diferencës së konsiderueshme midis temperaturës së ajrit të brendshëm dhe atij të jashtëm, dhe gjithashtu nuk ka efikasitet energjetik.
Njësitë e ventilimit të kontrolluar mekanik mbrojnë njerëzit nga grimcat që mund të jenë të dëmshme për shëndetin e tyre, duke përdorur sisteme të veçanta për dezinfektim të ajrit duke ulur shpenzimin e energjisë nëpërmjet kthimit të ngrohtësisë nga ajri.
Pra, le të shikojmë dy komponente që prezantojnë më mirë ventilimin mekanik dhe e bëjnë atë zgjidhje të avancuar: Sistemet për dezinfektim dhe njësitë për kthimin e ngrohtësisë.
Sistemi kryesor dhe më i shpeshtë i dezinfektimit është filtri elektrostatik. Në të gjitha njësitë e kontrolluara të ventilimit mekanik të kompanisë Clivet, ky lloj filtri mund të kapë madje edhe grimcat më të vogla prej 0,01 μm si dhe siguron filtrim sipas standardeve të fundit. Në treg mund të gjendet gjithashtu edhe teknologjia e pastrimit elektronik e cila mundëson filtrim të avancuar për efektshmëri akoma më të lartë të heqjes së ndotësve, baktereve dhe alergjenëve.
Sistemet e tjera të dezinfektimit në njësitë e kontrolluara mekanike të ventilimit përfshijnë llamba germicide UV-C të cilat pastrojnë ajër duke eliminuar baktere, myk dhe viruse nëpërmjet rrezatimit ultra-vjollcë.

Është e vërtetë që ventilimi i kontrolluar mekanik ofron përparësi të pakontestueshme nga pikëpamja e përmirësimit të cilësisë së ajrit, që ndikon pozitivisht në shëndetin e njerëzve, por kjo teknologji gjithashtu kursen energji në mënyrë shumë efikase. Falë komponentit për kthim ngrohtësie brenda njësisë (këmbyes i ngrohtësisë), energjia termike e ajrit dalës që nxirret jashtë nuk humbet, por kontribuon në mbajtjen e ajrit të pastër dhe të filtruar nga ambienti i jashtëm në temperaturën e përshtatshme.
Ky lloj kthimi të ngrohtësisë njihet si kthim pasiv ose statik dhe ka pak gjasa që të ofrojë ngrohje dhe ftohje të ajrit gjatë sezonit kur nuk është shumë vapë dhe nuk është shumë ftohtë. Nga ana tjetër, kemi kthim aktiv ose termodinamik kur këmbyesi pasiv tradicional kombinohet me qarkun e mjetit ftohës të pompës termike, që ndizet sipas nevojës, duke siguruar një formë tjetër të kthimit (pra ngrohje apo ftohje të ajrit) që e bën këtë sistem akoma më efikas.
Si shembull mund të japim njësinë ELFOFresh EVO të kompanisë Clivet. Ajo përdor këtë teknologji për marrjen e ajrit më të ngrohtë se ajri i jashtëm për ngrohje dhe ftohje, duke përmbushur deri në 85% të nevojave të objektit për ngrohtësi dhe gjatë sezonit arrin madje deri në 100%.



Ftohje A++ / Ngrohje A+
Fuqia: 2,7 – 7 kW
Funksion "Më ndiq"
Funksioni i vetëpastrimit
Menaxhim opsional me Wi-Fi
















Ftohje A++ / Ngrohje A+
Fuqia: 2,7 – 7 kW
Dizajn i pastër, elegant dhe rrumbullakët
Fluksi i ajrit në disa drejtime
Funksioni i vetëpastrimit
WiFi / Menaxhim i zgjuar me aplikacion apo kontroll me zë me anë të sistemit Amazon Alexa dhe Google Assistant






















Ftohje A+++ / Ngrohje A++
Fuqia: 2,7 – 3,5 kW
Shpërndarja e gjerë e ajrit falë rotacionit të motorizuar të flatrave për 180°
"Funksioni Kaskadë" për ftohje të shpejtë të ambientit
Funksioni "Breeze away" i cili mundëson që fluksi i ajrit, qoftë për ngrohje apo ftohje, të drejtohet siç ju konvenon juve.
Filtri i pastrimit: Aktiv kundër aromave, pluhurit, polenit, sporave dhe baktereve
WiFi / Menaxhim i zgjuar me aplikacion apo kontroll me zë me anë të sistemit Amazon Alexa dhe Google Assistant





















Ftohje A+++ / Ngrohje A+++
Fuqia: 2,7 – 3,5 kW
Niveli shumë i lartë i efikasitetit energjetik
Diapazon i gjerë i punës gjatë temperaturave të jashtme nga -30 deri në +50 °C
Menaxhimi i nivelit të lagështisë
Rehati në çdo situatë falë sensorit inteligjent “Eye”
WiFi / Menaxhim i zgjuar me aplikacion apo kontroll me zë me anë të sistemit Amazon Alexa dhe Google Assistant



























