Sistemet e ngrohjes në dysheme janë një ndryshim radikal në mënyrën e ngrohjes së shtëpisë që ka zëvendësuar radiatorët klasik gjatë dekadave të fundit.
Është e vështirë të veçosh ndonjë aspekt negativ të këtyre sistemeve, përveç shpenzimeve të larta të instalimit dhe mirëmbajtjes disi komplekse. Por, anët pozitive janë të shumta, siç është ulja e shpenzimeve të energjisë dhe përmirësimi i rehatisë së banimit.

Ja pse sistemet e ngrohjes në dysheme janë të ndryshme nga radiatorët klasikë:
Sistemet tradicionale të ngrohjes përdorin konveksion. Pasi të nxehet uji që qarkullon brenda radiatorëve, zakonisht në temperaturën midis 60°C dhe 80°C, radiatorët transmetojnë ngrohtësinë në ajrin rrethues, që pastaj përhapet nëpër ambient.
Megjithatë, kjo metodë ka mangësi të shumta: Ajri i ngrohur bëhet i thatë, shtohet përhapja e pluhurit dhe, më e rëndësishmja, harxhohet sasia e madhe e energjisë për të nxehur ujin, gjë që i bën këto sisteme goxha jo të favorshme për buxhetin familjar dhe mjedisin.
Metoda e punës së sistemit të ngrohjes në dysheme bazohet mbi parimin e rrezatimit. Gjatë instalimit, tubat vendosen nën dysheme dhe kalojnë nëpër ambiente të ndryshme, duke mundësuar qarkullimin e ujit në temperaturat midis 30°C dhe 35°C. Puna në temperatura më të ulëta (në krahasim me sistemet tradicionale) rezulton shpenzimet më të ulëta të energjisë për të njëjtën performancë ngrohjeje.
Ngrohtësia që gjenerojnë tubat transferohet në dysheme, duke siguruar ekuilibër në transferimin e ngrohtësisë nga poshtë lartë në ambient.
Jo vetëm që është e mundur, por edhe rekomandohet! Në fakt, pompat termike janë një nga teknologjitë më inovative në treg, falë aftësisë së përdorimit të burimeve të jashtme dhe të rinovueshme të energjisë (ajër, ujrat nëntokësore dhe toka) për ngrohjen e ambienteve të banimit dhe prodhimin e ujit të ngrohtë.
Janë sisteme ekologjikisht të pranueshme sepse, ndryshe nga bojlerët e kondensimit, nuk përdorin karburant fosil dhe ofrojnë përparësi të konsiderueshme ekonomike. Por, karakteristikat e sistemit të ngrohjes në dysheme e bëjnë integrimin të përsosur.
Në fakt, pompat termike mund të punojnë në një gamë specifik të temperaturave në mënyrë që të arrihet efektshmëria më e lartë, gjë që përjashton kombinimin e tyre me radiatorët klasikë. Përveç përdorimi të sistemit të ngrohjes në dysheme, që mbetet zgjidhja më e mirë, pompat termike mund të kombinohen me ventilator-konvektorët. Megjithatë, këta të fundit kërkojnë temperaturë prej 45-50 °C, duke ulur efikasitetin total të sistemit.

Përveç modelit ajër-ajër, që realizon ngrohjen e ambientit me transferim të energjisë termike midis ajrit të jashtëm dhe atij të brendshëm, llojet e tjera të pompave termike janë të përshtatshme për t’u kombinuar me sistemin e ngrohjes në dysheme.
Lloji më shpesh i përdorur i pompave termike është ajër-ujë, që përdor ngrohtësinë e ajrit për transferim të energjisë tek uji në sistem. Ky lloj mundëson jo vetëm ngrohje dhe ftohje të ambienteve, por edhe prodhim të ujit të ngrohtë.
Përparësia më e madhe e këtij sistemi është fleksibiliteti i tij sepse mundëson integrim me sisteme të tjera siç janë sistemet diellore dhe bojlerët e kondensimit, duke krijuar kështu një sistem hibrid.
Tek pompat termike ujë-ujë, ngrohtësia nxirret nga ujrat nëntokësire, ndërsa te pompat gjeotermale burimi i energjisë gjendet në tokë. Këto dy modele, në krahasim me ato ajër-ujë, sigurojnë efektshmëri të lartë gjatë gjithë vitit, pavarësisht stineve të vitit.
Gjatë përzgjedhjes së pompës termike më të përshtatshme për ambiente banimi dhe biznesi, duhet të merrni parasysh faktorë të ndryshëm. Mbi të gjitha, duhet të shqyrtoni nevojën për energjinë e duhur për funksionimin e sistemit të ngrohjes në dysheme dhe për të siguruar ngrohje optimale gjatë muajve të dimrit, dhe eventualisht për ftohje gjatë verës.
Përveç se siguron nivele të larta të ngrohjes gjatë dimrit, sistemi i ngrohjes në dysheme gjithashtu përbën një zgjidhje interesante për ftohje gjatë verës. Mënyra e punës është e ngjashme: Nëpër qarqet hidraulike të sistemit rrjedh ujë i ftohur me temperaturën midis 15 dhe 18°C, që ftoh dyshemenë.
Në këtë rast duhen pompa termike reverzibile që mund të nxjerrin nxehtësinë nga ambienti dhe ta lëshojnë jashtë. Rezultati është një komoditet i përsosur brenda ambientit në verë, që do të thotë se përdorimi i kondicionerit mund të evitohet, duke rezultuar kështu me ulje të konsiderueshme të energjisë së harxhuar.
Rekomandohet përdorimi i tharësit të ajrit në mënyrë që lagështia e ajrit të mbahet në vlerat nga 50 deri në 60 përqind.
Pompat termike përdorin burime të rinovueshme për prodhimin e energjisë termike për ngrohjen e ambientit me ngrohje në dysheme, por të gjitha këto pajisje kërkojnë energji elektrike.
Në mënyrë që sistemi të jetë më i efektshëm dhe për të rritur kursime të energjisë, kombinimi me sistemin fotovoltaik është një zgjidhje e shkëqyer. Njerëzit shpesh instalojnë panele fotovoltaike në çatitë e tyre për të prodhuar energji energjisë elektrike pa pagesë për shtëpunë e tyre, duke ulur ose eliminuar shpenzimet e energjisë elektrike (nëse instalohet edhe sistemi i baterisë).
Megjithatë, jo të gjithë e dinë faktin që integrimi i paneleve fotovoltaike me pompat termike mundëson kursim të konsiderueshëm shtesë, si për ngrohje ashtu edhe për prodhimin e ujit të ngrohtë.

Shtëpia juaj nuk harxhon shumë energji? Zgjidhja që propozon Clivet është pompë termike e tipit split Sphera EVO 2.0, që vjen në një gamë të gjerë fuqish (nga 4 deri në 16 kW) dhe përfshin një depozitë për ujë të ngrohtë nga 190 deri në 250 litra, me funksionin e mbrojtjes nga legjionela. Gjithashtu, ky model veçohet me dizajn të avancuar që përshtatet mirë me enterierin dhe kombinohet lehtë me sistemet e ngrohjes sipërfaqësore në dysheme, mur apo tavan.
Nëse konsumi juaj tejlkalon 16 kW, më mirë të merrni pompë termike të jashtme monobllok Edge EVO 2.0 EXC, që siguron efektshmëri të lartë edhe në temperatura të ulëta dhe mund të prodhojë ujë të ngrohtë në temperaturën prej 60 °C. Kjo pompë termike ajër-ujë, e zhvilluar nga kompania Clivet, është në dispozicion në një gamë fuqish nga 4 deri në 30kW, me mundësi lidhjeje me deri në 6 njësi në konfigurim kaskadë për arritjen e fuqisë prej 180 kW.



Ftohje A++ / Ngrohje A+
Fuqia: 2,7 – 7 kW
Funksion "Më ndiq"
Funksioni i vetëpastrimit
Menaxhim opsional me Wi-Fi
















Ftohje A++ / Ngrohje A+
Fuqia: 2,7 – 7 kW
Dizajn i pastër, elegant dhe rrumbullakët
Fluksi i ajrit në disa drejtime
Funksioni i vetëpastrimit
WiFi / Menaxhim i zgjuar me aplikacion apo kontroll me zë me anë të sistemit Amazon Alexa dhe Google Assistant






















Ftohje A+++ / Ngrohje A++
Fuqia: 2,7 – 3,5 kW
Shpërndarja e gjerë e ajrit falë rotacionit të motorizuar të flatrave për 180°
"Funksioni Kaskadë" për ftohje të shpejtë të ambientit
Funksioni "Breeze away" i cili mundëson që fluksi i ajrit, qoftë për ngrohje apo ftohje, të drejtohet siç ju konvenon juve.
Filtri i pastrimit: Aktiv kundër aromave, pluhurit, polenit, sporave dhe baktereve
WiFi / Menaxhim i zgjuar me aplikacion apo kontroll me zë me anë të sistemit Amazon Alexa dhe Google Assistant





















Ftohje A+++ / Ngrohje A+++
Fuqia: 2,7 – 3,5 kW
Niveli shumë i lartë i efikasitetit energjetik
Diapazon i gjerë i punës gjatë temperaturave të jashtme nga -30 deri në +50 °C
Menaxhimi i nivelit të lagështisë
Rehati në çdo situatë falë sensorit inteligjent “Eye”
WiFi / Menaxhim i zgjuar me aplikacion apo kontroll me zë me anë të sistemit Amazon Alexa dhe Google Assistant



























